MPB Maqedoni apel qytetarëve për kujdes: Disa mashtrues kërkojnë para nga të moshuarit për gjoja aksidente trafiku

Maqedonia

MPB Maqedoni apel qytetarëve për kujdes: Disa mashtrues kërkojnë para nga të moshuarit për gjoja aksidente trafiku

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:47
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëri apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me persona të panjohur, që zakonisht bëhet përmes telefonit, të mos bien pre e mashtrimeve në të cilat ofrohen shërbime të rreme, të kontrollojnë të dhënat para se të bëhen viktima të mashtrimit dhe mos u japin para mashtruesve.

MPB kumtoi se mashtrimet e raportuara nga qytetarët në njoftimin ditor po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe ato kryesisht drejtohen ndaj të moshuarve.

Të gjitha rastet e dyshimta, MPB apelon që menjëherë të denoncohen në numrin pa pagesë 192.

“Metoda e mashtrimit është me thirrje telefonike të mashtruesve tek të moshuarit, duke paraqitur në mënyrë të rreme fakte se djali ose vajza e tyre ka shkaktuar aksident automobilistik në të cilin është shkelur një fëmijë, dhe autori i krimit, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si dëshmitar ose zyrtar , u premton atyre se për një shumë të caktuar parash ai mund të ndihmojë pjesëmarrësin e pretenduar në aksidentin e trafikut të mos shkojë në burg”, informojnë nga MPB.

Potencojnë se ka raste kur mashtruesit mashtrojnë viktimat se po flasin në telefon gjoja me fëmijën e tyre, i cili me një zë të shqetësuar u thotë atyre të bëjnë atë që kërkohet prej tyre.

“Duke vepruar kështu, mashtruesit i bindin palët e dëmtuara për të siguruar mjetet e kërkuara në një kohë të shkurtër, të cilat do të merren nga autorët e krimit. Nga njohuritë operacionale të Ministrisë së Brendshme, mashtruesit veprojnë në të njëjtën mënyrë në Bullgari dhe vendet e tjera fqinje”, thonë nga MPB.

Më tej informojnë se janë ndërmarrë aktivitete dhe masat për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të denoncuar për mashtrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat