OBRM-PDUKM filloi protestën me automjete në shtatë qytete të Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM filloi protestën me automjete në shtatë qytete të Maqedonisë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:23
foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase filloi protestat me automjete nëpër shtatë qytete të Maqedonisë.

Ata thonë se po protestojnë kundër krimit, korrupsionit, padrejtësive dhe kundër trysnisë që po bëhet.

Protesta në Shkup filloi nga rruga Jane Sandanski dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë.

OBRM-PDUKM disa herë ka protestuar, duke përfshirë këtu protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, për figurën e Goce Dellçevit dhe kundër padrejtësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat