Maqedoni: Vaksinat kundër gripit sezonal do të jenë pa pagesë për disa kategori të njerëzve

Maqedonia

Maqedoni: Vaksinat kundër gripit sezonal do të jenë pa pagesë për disa kategori të njerëzve

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë kah fundi i muajit dhe menjëherë do të fillojë vaksinimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë për AIM, thonë se janë blerë 40 mijë doza të katër llojeve të vaksinave që janë prodhim i “Sanofi Pasteur” Francë (VAXIGRIP TETRA).

“Vaksinat janë pa pagesë për grupet e definuara si me rrezik: personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët prej 6 muajsh deri 5 vjet”.

“Sikur edhe në dy sezonet e kaluara, personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim nëpërmjet mjekut të tyre amë. Me qëllim që të shmanget ngarkesa e shërbimeve epidemiologjike në qendrat për shëndet publik, këtë vit përgatisim plan aksionar, i cili përfshin pika shtesë për vaksinim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat