Kriza me pandeminë e rrit numrin e të papunëve në Maqedoni, në shtator janë regjistruar mbi 151 mijë

Maqedonia

Kriza me pandeminë e rrit numrin e të papunëve në Maqedoni, në shtator janë regjistruar mbi 151 mijë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:44
Foto Ilustrim

Gjithsej 151.359 persona të papunë janë regjistruar në Agjencinë për punësim në fund të shtatorit 2020.

Në evidencën e personave të papunës, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia, nga fillimi i krizës me pandeminë numri i personave të papunësuar është rritur për 43.627, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia sqarojnë se me situatën më 30 shtator të vitit 2020 janë evidentuar 14.819 persona të papunë në bazë të fluksit të marrëdhënies së punës për të cilët ndërprerja, gjegjësisht çregjistrimi nga sigurimi i obligueshëm social është regjistruar në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, gjegjësisht në periudhën e krizës të shkaktuar nga Kovid-19.

Gjatë shtatorit, numri i atyre të cilët kanë marrë statusin e personit të papunë arrin 13.702. Në evidencën e të papunëve janë paraqitur 2.096, 3.880 janë larguar nga evidenca e të papunëve sipas të gjitha bazave ligjore, 1.411 janë persona nga evidenca e personave të tjerë të cilët kërkojnë punë, 7.102 janë persona të cilët janë ndërprerë të llogariten në evidencën e personave të papunë, 1.053 janë larguar nga evidenca sipas bazës ligjore, ndërsa 1.385 persona kanë kaluar në evidencën e personave të tjerë të cilët kërkojnë punë.

Agjencia sqaron se për 4.464 persona që fituan statusin e personave të papunë në periudhën nga 01.09.2020 deri më 30.09.2020 në bazë të fluksit të punësimit, çregjistrimi nga sigurimi i detyrueshëm social u regjistrua në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, gjegjësisht në periudhën e krizës së shkaktuar nga virusi COVID-19.

Gjatë shtatorit të këtij viti, 4.664 persona ishin të punësuar, dhe vendet e lira të shpallura në Agjenci janë 5754.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat