Arsovski: Deklarata e Karakaçanovit është e pamatur dhe e pahijshme

Maqedonia

Arsovski: Deklarata e Karakaçanovit është e pamatur dhe e pahijshme

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:35
Dushko Arsovski

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë Krasimir Karakaçanov se do të dërgojë regjiment inxhinierik për çmontimin e statujave në vend ku shkruan “okupatorët fashist bullgar”, i vlerësoi se të pamatura dhe se komentoi se dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të komunikojnë në këtë mënyrë.

“Jemi të bindur se vendi fqinjë e cila e para ka pranuar pavarësinë dhe ishte promotor në rrugën e integrimit në NATO dhe BE nuk do të mendojë që ta kontestojë të drejtën e identitetit të popullit mik maqedonas. Mund vetëm të japim optimizëm se kjo nuk është qëndrim i shumicës së qytetarëve dhe shoqërisë akademike në Bullgari”, tha Arsovski.

Zv. kryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov deklaroi se është gati të dërgojë regjiment inxhinierik që t’i largojë statuja dhe pllakat përkujtimore në Maqedoni në të cilën shkruan “okupatorët fashist bullgar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat