Bullgaria informon Brukselin se “ideologji anti-Bullgare” po ndiqet në Maqedoni

Maqedonia

Bullgaria informon Brukselin se “ideologji anti-Bullgare” po ndiqet në Maqedoni

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:57
Foto Ilustrim

Diplomatët informuan se Bullgaria pritet të thotë “jo” në fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë.

Në një dokument të shpërndarë nga Sofja deri tek qeveritë e BE, sipas një gazetari të “Politico”, Bullgaria thotë se e konsideron atë që po ndodh në Maqedoni një “ideologji anti-Bullgare e sponsorizuar nga shteti”, shkruan Politiko.

“Ne nuk do të hyjmë në detajet e ndjeshmërisë bullgare, të cilat bazohen në një argument se kush ishte më i mirë për të luftuar Perandorinë Osmane më shumë se një shekull më parë. Sa keq për Maqedoninë e Veriut! Ata hoqën dorë nga emri i vendit të tyre për të qetësuar grekët, ndërsa historia e tyre tani pritet të miratohet nga Bullgaria. Dhe të gjitha këto, mbani në mend, për një mundësi të paqartë të hyrjes eventuale në BE, mbani në mend”, shkruan Politico.

Gjermania dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat dhe pala bullgare tashmë ka thënë se ata kishin presion nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat