Mickoski kritikon pushtetin për menaxhimin e pandemisë

Maqedonia

Mickoski kritikon pushtetin për menaxhimin e pandemisë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:55
Hristjian Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, në ‘Facebook’ shkroi se nëse kishte një gram përgjegjësi tani do të kishte dorëheqje në vend të premtimeve se do të bëhet mirë.

“Nuk janë në konferenca të kota për shtyp, nuk është as kryeministri të na tregojë se kanë mposhtur sëmundjen dhe nuk është as Karaxhovski të na thotë se gjithçka është nën kontroll, për shkak se asgjë nuk është nën kontrollë”, shkruan Mickoski.

Sipas tij, jo vetëm të infektuarit, por edhe përqindja e lartë e pacientëve të vdekur tregon se kemi lëshime serioze në shëndetësi.

“Maqedonisë i kanoset katastrofë nacionale, ndërsa më e rrezikshme se kjo është vetëm paaftësia e mafisë në ndodhet në Qeveri”, shkruan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat