Carovska: Arsimi i mesëm dual është mundësi e mirë për punësim

Maqedonia

Carovska: Arsimi i mesëm dual është mundësi e mirë për punësim

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:38
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe përfaqësuesit e Odës ekonomike gjermane në Maqedoni, sot vizituan disa shkolla të mesme në Veles dhe Kavadar, ku realizohet mësimi dual sipas modelit gjerman,

Nga MASH thonë se këtë vit shkollor, arsimin dual e ndjekin gjithsej 220 nxënës, ndërsa prej tyre këtë vit janë regjistruar 85.

“Mësimi praktik (dual) është mënyrë e shkëlqyer që të rinjtë që nga arsimi i mesëm të drejtohen drejt profesioneve që kërkohen nga kompanitë, por edhe të dinë se çfarë do të thotë puna në kushte reale. Në këtë mënyrë sigurojmë më shumë punësim të të rinjve, të cilët e përfundojnë arsimin profesional”, tha Carovska.

Ndryshe, në programin për arsimin dual janë kyçur 7 shkolla nga 7 komuna dhe 12 kompani. Arsimi dual realizohet në Veles, Kavadar, Ohër, Manastir, Prilep, ndërsa nga ky vit edhe në Shkup dhe Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat