Filipçe me apel gjatë fundjavës së vazhduar: Mos u grupo

Maqedonia

Filipçe me apel gjatë fundjavës së vazhduar: Mos u grupo

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:17
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që gjatë fundjavës së vazhduar që fillon nga nesër të ketë sjellje të përgjegjshme nga ana e qytetarëve.

Sipas tij, tashmë po hymë në një fazë të rrezikshme ku mundësia për t’u infektuar është e madhe.

“Grupimi, festat dhe mbledhjet lini për një kohë tjetër. Ka shumë mënyra të sigurta për të kaluar një fundjavë të mirë duke respektuar masat për mbrojtje”, shkruan Filipçe.

Ai shton se tani është koha që ta mbrojmë shëndetin tonë personal dhe atë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat