Mickoski: Do të jetë goditje e rëndë për shtetin nëse pranohet se Goce Dellçev është me kombësi bullgare

Maqedonia

Mickoski: Do të jetë goditje e rëndë për shtetin nëse pranohet se Goce Dellçev është me kombësi bullgare

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:58
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski nga protesta e sotme para Kuvendit tha se është e papranueshme të pranohen propozimet e Bullgarisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike të popullit maqedonas.

“Jam i bindur që as ju nuk keni nevojë për fqinjë të poshtëruar. Ju nuk mund të bini dakord me strukturën mafioze të qeverisë së Zaevit, sepse ai ndryshon mendje disa herë në ditë. Nëse pranohet që Goce Dellçevi është një maqedonas në kuptimin rajonal dhe një bullgar nga kombësia, gjuha jonë është një formë gjuhësore e bullgarishtes, kjo do të thotë asimilim i kombit maqedonas dhe një goditje serioze për shtetin. Nëse kjo përkthehet nga qeveria në një vendim, ne menjëherë do ta anulojmë atë vendim kur të vijmë në pushtet”, tha Mickoski.

Pas fjalimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, protesta me vetura do të vazhdojë nga Shkupi në Shtip përmes autostradës Goce Dellçev, ndërsa në Shtip do të përfundojë para shkollës së mësuesve ku dikur mësonin Goce Dellçev dhe Damr Gruev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat