Punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë vitin e ardhshëm

Maqedonia

Punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të fillojnë vitin e ardhshëm

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:31
Foto Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror.

Fillimisht ai u prit nga homologu Zoran Zaev, ndërsa pas takimit ata patën edhe konferencë për shtyp. Siç thanë ata, në takim theks të veçantë iu vendos autostradës Shkup-Bllacë.

Zaev tha se kjo autostradë ka kuptim strategjik për të dy vendet dhe për rajonin dhe pritet që të ndërtohet brenda dy viteve e gjysmë, edhe pse sipas dokumentacionit projektues të Bankës Evropiane është parashikuar aktivitetet ndërtimore të zgjasin tre deri në katër vjet.

“Autostrada Shkup-Bllacë aq sa ëshët e rëndësishme për Kosovën, njësoj është edhe për Maqedoninë, sepse udhëtimi për në Prishtinë do të zgjasë 40 deri 45 minuta. Për pjesën e parë prej dy kilometrash ka përfunduar tenderi, fitoi Granit. Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit. Nëse i kryejmë në këto punë deri në fund të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm, ose në tremujorin e parë të vitit 2021 do të fillojmë me realizimin e plotë të autostradës”, tha Zaev,

Ndërsa homologu i tij Avdullah Hoti, u shpreh i kënaqur që Maqedonia ka avancuar sa i përket ndërtimit të autostradës.

“Më vjen mirë që dëgjoj se keni avancuar në procedurat sa i përket ndërtimit të autostradës nga Shkupi deri në kufi. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë dhe besoj se duke avancuar edhe më ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ne e lidhin Prishtinë me Shkupin në më pak se një orë”, deklaroi Avdullah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat