Gashi u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin

Maqedonia

Gashi u takua me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 07:18
Pamje nga takimi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve të tij, dje në Shkup  realizoi takim me kryetarin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Gjatë takimit në fjalë, u fol mbi zhvillimet e fundit në rajon, mbi procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe hamonizimin e marrëdhënieve politike të spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.

Në takim kryetari Gashi ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e tij dhe të partisë Alternativa në ruajten dhe mbrojtjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e falënderoi Gashin për rolin konstruktiv që po zhvillon Alternativa në spektrin politik shqiptar në vend dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat