Ministria e shëndetësisë: Amdi Bajram ishte infektuar me covid-19

Maqedonia

Ministria e shëndetësisë: Amdi Bajram ishte infektuar me covid-19

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 07:54
Amdi Bajram

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kryetari i “Lidhjes së Romëve”, Amdi Bajram, i cili ndërroi jetë më herët gjatë ditës, ishte i infektuar me Covid-19.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se testi është bërë pas vdekjes së tij, duke shtuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje që varrimi të bëhet sipas protokolleve dhe të shmangen ceremoni, ndërsa u bëjnë thirrje që familjarët dhe të afërmit të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore.

Amdi Bajram, mëngjesin e djeshëmndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmin bër vdekjen e Bajramit e konfirmuar nga partia, Lidhja e Romëve të Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat