Regjistrohen 561 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 561 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.901 testime dhe janë regjistruar 561 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 271 janë në Shkup, Kumanovë 29, Dibër 2, Shtip 19, Prilep 33, Tetovë 26, Strugë 3, Veles 20, Manastir 17, Ohër 11, Kavadar 18, Gostivar 10, Gjevgjeli 15, Strumicë 32, Kriva Pallankë 3, Radovish 2, Krushevë 1, Koçani 12, Probishtip 4, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 2, Berovë 8, Vinicë 1, Dellçevë 1, Kratovë 3, Sveti Nikole 5, Kërçovë, Resnjë 2 dhe Negotinë 4.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë shëruar 197 pacientë dhe 22 pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të diagnosfitkuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 26.954 ku prej tyre 18.627 janë shëruar dhe 919 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.408 raste aktive me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat