LSDM: Situata me coronavirus është serioze, të respketohen masat

Maqedonia

LSDM: Situata me coronavirus është serioze, të respketohen masat

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Në një kohë kur vala vjeshtore me coronavirus është në aktivitet të plotë, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet e rajonit dhe Evropës, dhe numri i të infektuarve po rritet çdo ditë, është e nevojshme angazhimi i plotë i secilit individ në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Qytetarët duhet të respektojnë vazhdimisht masat dhe kështu të mbrojnë shëndetin e tyre dhe publik. Arma më e mirë, më e thjeshtë dhe më efektive është të mbajnë maskë mbrojtëse, shall, të mbani distancën dhe të dezinfektoni dhe lani rregullisht duart.

Për një mbrojtje më të madhe dhe për të zvogëluar presionin mbi sistemin shëndetësor, me sugjerim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, qeveria e udhëhequr nga LSDM miratoi masa shtesë mbrojtëse, të cilat përfshijnë mbajtjen e maskave në natyrë, ndalimin e grupimit pas 22:00 dhe kufizimin e mbledhjeve familjare”, thuhet në kumtesë e LSDM-së.

Nga atje thonë për të hyrë në fuqi këto masa duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

“Situata me cornavirus është serioze, dhe nuk ka kohë për shtyrje ose pritje, nevojitet edhe reagim i shpejtë, konstruktivitet dhe bashkëpunim”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat