BYTYQI: Nëse nevojitet, edhe në vitin 2021 do të vazhdojë mbështetja financiare për pagesë të rrogave

Maqedonia

BYTYQI: Nëse nevojitet, edhe në vitin 2021 do të vazhdojë mbështetja financiare për pagesë të rrogave

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:23
Fatmir Bytyqi

Mbështetja financiare për pagesë të rrogave në ekonomi për shkak të problemeve të shkaktuara nga kriza me koronavirusin do të vazhdojë edhe në vitin 2021 nëse nevojitet, kon firmoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Zgjidhja ligjore është bërë ashtu që nëse nevojitet dhe nëse shihet në nëntor apo në fillim të dhjetorit se ajo ndihmë është e nevojshme për ekonominë në periudhën e parë të vitit 2021, gjithsesi se do të mund të vazhdohet”, tha Bytyqi në përgjigje ndaj pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri përmes video lidhjes.

Ai theksoi se me vigjilencë po ndiqet situata dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike dhe shtoi se do të jenë këtu për t’iu dalë përpara kërkesave të kompanive nëse shohin se kjo nevojitet.

I pyetur nëse Qeveria po mendon të pranojë shtesë të përkohshme për ndihmën e garantuar minimale, përkatësisht rritje të saj, Bytyqi tha se nëse nevojitet, do të rritet mbështetja minimale për pagesë të rrogave.

“Ne tashmë po e përgatisim Buxhetin për vitin 2021 dhe në mënyrë adekuate do të planifikojmë mjete të caktuara financiare për atë, sepse është e dukshme se kriza ekonomike-shëndetësore nuk do të përfundojë më 31 dhjetor dhe po të ketë qartësi se prej 1 janarit do të fillojë gjithçka të zhvillohet normalisht siç ishte më parë. Do të planifikojmë mjete të caktuara, ndërsa edhe zgjidhjet ligjore po krijohen për të ndihmuar nëse kjo është e domosdoshme dhe nëse këtë e vendosim se nevojitet ta bëjmë në pjesën e dialogut publiko-privat me të gjithë faktorët të cilët janë pjesë e Këshillit ekonomik-social”, potencoi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat