82 fëmijë dhe 77 punonjëse në izolim, nuk mendohet për mbyllje të çerdheve

Maqedonia

82 fëmijë dhe 77 punonjëse në izolim, nuk mendohet për mbyllje të çerdheve

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Në të gjitha çerdhet e vendit gjendja është e mirë dhe për momentin nuk mendohet për mbylljen e tyre, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Shahpaska tha se prej 9 shtatorit, kur edhe filluan me punë çerdhet, 26 fëmijë dhe 83 punonjëse kanë rezultuar pozitiv.

Për momentin 482 fëmijë janë në izolim, ndërsa të rritur rreth 77. Duke ndjekur gjendjen në vend ne do të bëjmë vlerësime bashkë me autoritetet shëndetësore. Ministria për punë dhe politikë sociale i mbledh raportet ditore në raport javor dhe si të tillë, çdo të premte e dorëzon në Komisionin për sëmundje ngjitëse që të këtë të pasqyrë gjatë propozimit të masave të reja, të themi më shtrënguese se si duhet të veproj vendi në kushte pandemie”-tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Ajo tha se akoma nuk janë plotësuar të gjitha kapacitet nëpër çerdhe dhe se ka rreth 10 mijë vende të lira.

Kapacitetet për kujdes të fëmijëve në çerdhe janë 20.718 vende. Nga ky numër, 10.700 shkojnë në çerdhe që nënkupton se kapacitetet në pajtueshmëri me protokollet nuk janë të plotësuara. Prindërit, i kanë regjistruar fëmijët por nuk po dërgojnë në çerdhe”-pohoi Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Shahpaska tha se gjendja shëndetësore e të gjithë të infektuarve është e mirë. Të shtrirë në spital kanë qenë vetëm një fëmijë dhe një edukatore të cilët janë shoqëruar edhe me sëmundje tjera kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat