Qeveria e Maqedonisë: Ndihmë financiare për të gjithë personat që kryejnë veprimtari të pavarur

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Ndihmë financiare për të gjithë personat që kryejnë veprimtari të pavarur

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:42
Foto Ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria solli vendim për ndihmë financiare për të gjithë personat që kryejnë veprimtari të pavarur.

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi tekstin e Projekt-ligjit për mbështetjen financiare të individëve që veprojnë në mënyrë të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.

Qëllimi i këtij projekt-ligji është të sigurojë mbështetje financiare për personat që kryejnë veprimtari të pavarur në tremujorin e fundit të vitit 2020, me një shumë mujore prej 17,410 denarë në muaj për personin që kryen veprimtari të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat