Besimi: Problemin me virusin nuk do ta zgjidhim nëse mbyllemi

Maqedonia

Besimi: Problemin me virusin nuk do ta zgjidhim nëse mbyllemi

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:15
Fatmir Besimi

Ministri i Financave Fatmir Besimi, në një intervistë për TV24, ka folur në lidhje me gjendjen me coronavirusin dhe financat e vendit. Ai theksoi se është e qartë se kjo është një pandemi në shkallë të gjerë dhe ne duhet të mësohemi me implikimet e reja për mënyrën e jetës.

Sipas Besimit, situata nuk do të zgjidhet shpejt dhe ai thotë se duhet të merret seriozisht nga aspekti i shëndetit.

Lidhur me ekonominë, Besimi tha se është e vështirë të peshosh shëndetin dhe ekonominë.

“Ne kemi një situatë ku dihen shumë gjëra nga fillimi deri tani. Për shkak të mungesës së informacionit, duhej ndjekur shembullin e karantinave botërore. Tani, në këtë fazë, është e rëndësishme të përcaktojmë dhe të respektojmë protokollet, pasi nuk mund ta zgjidhim problemin nëse mbyllemi”, tha Besimi.

Sipas tij, tani kemi më shumë informacion sesa në fillim për të përcaktuar masat.

Lidhur me ribalancin e buxhetit, Besimi theksoi se kishte ndryshime nga opozita që ishin të ngjashme dhe njëra u pranua për të ndihmuar jetimët. Ai tha se debati ishte konstruktiv dhe gjithçka u mbulua nga buxheti suplementar dhe prandaj u rrit në krahasim me atë të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat