Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi drejtorë dhe zv.drejtorë të rinj

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi drejtorë dhe zv.drejtorë të rinj

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 21:40
Foto Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka emëruar drejtorë, zv.drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtuese në ndërrmarje dhe shoqata aksionare në pronësi të Qeverisë.

Siç thuhet në njoftim, Qeveria ka emëruar Amir Shabanin ushtrues të detyrë-drejtor në Fondin për sigurim të depozitave, ndërkaq paraprakisht shkarkoi nga kjo pozitë Borçe Haxhievin. Haxhievin e ka emëruar drejtor në Biron për furnizime publike, duke e shkarkuar paraprakisht Armir Sadikin nga kjo detyrë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut arriti në përfundim që t’i propozojë Bordit të Drejtorve të Fondit Pensional dhe Invalidor për u.d Drejtor në Fondin Pensional dhe Invalidor të zgjidhet Biljana Jovanovska, ndërsa për u.d zv/drejtor të zgjidhet Shaip Zeneli.

Qeveria pranoi edhe dorëheqjen e Orhan Ramadanit dhe me kërkesë të tij e shkarkoi nga detyra Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe emëroi Faton Ahmeti për u.d drejtor në Fondin për Sigurim Shëndetësor deri në emërimin e një drejtori me konkurs publik jo më gjatë se gjashtë muaj. Në seancën e sotme Qeveria emëroi Besir Deari për u.d zv/drejtor i Policisë Financiare, ndërsa Blerim Idrizi për u.d zv/drejtor në Entin shtetëror për pronësi industriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat