Prej sot do të hapet edhe një pikë e re për testime për COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Prej sot do të hapet edhe një pikë e re për testime për COVID-19 në Maqedoni

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:21
Foto Ilustrim

Këtë mëngjes, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, duhet të hapet edhe një pikë tjetër pranuese për testimet për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, dje njoftuan se planifikohet të hapet pikë për testim edhe në Gjorçe Petrov, ndërsa deri në fund të javës do të dihet nëse do të bëhen testime në laboratorët privat në llogari të Fondit për sigurim shëndetësor.

Ndërsa gjatë ditës, do të dihet nëse ndryshimet ligjore që parashikojnë mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme, ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në publik pas orës 22:00 (parqe, zona publike), si dhe kufizimi i numrit do të kalojnë, si dhe kufizimin e mysafirëve nëpër shtëpi në maksimum katër persona.

Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka shënuar rritje, ndërsa autoritetet kanë bërë apel për respektim të masave.

Ministri Filipçe tha se personalisht është kundër orës policore, por nëse ajo bëhet e nevojshme do të vendoset.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat