Shqiptohen 747 sanksione për mosmbajtje të maskave në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptohen 747 sanksione për mosmbajtje të maskave në Maqedoni

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:39
Foto Ilustrim

Nga MPB informojnë se dje janë gjobitur 747 persona për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

“Gjatë ditës së djeshme (26/27.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 747 shkelje”, deklarojnë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat