BEG-Maqedoni: Është e mundur reduktimi i ngrohjes qendrore

Maqedonia

BEG-Maqedoni: Është e mundur reduktimi i ngrohjes qendrore

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:03
Foto Ilustrim

BEG i informon përdoruesit e saj se në përputhje me paralajmërimeve të kufizimeve të gazsjellësit nga distributeri AD GA-MA, në periudhën nga 27 deri më 29 tetor, është e mundur reduktimi i ngrohjes qendrore përmes sistemit për ngrohje qendrore.

Këto reduktime nuk do të ndikojnë në komoditetin e konsumatorëve, domethënë nuk do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturës së brendshme në objekte.

Arsyeja për kufizimin e transportit të gazit natyror, siç raportohet nga AD GAMA, janë punimet e riparimit gjatë periudhës së ngrohjes së tubacionit të gazit tranzit nga Bullgaria në vendin tonë, të cilat do të kryhen nga kompania bullgare “Bulgartransgaz EAD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat