Po gjurmohen kontaktet e ministrit Spasovski, më pas do të dihet kush do të izolohet

Maqedonia

Po gjurmohen kontaktet e ministrit Spasovski, më pas do të dihet kush do të izolohet

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:13
Oliver Spasovski

Pasi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë ka njoftuar se është infektuar me KOVID-19, nga Qeveria informojnë se është duke u zhvilluar anketë epidemiologjike për kontaktet e tij, pas cka do të dihet se kush do të shkoje në izolim. Anketë po bëhet edhe në MPB.

“Është duke u zhvilluar anketë epidemiologjike për kontaktet që ministri Spasovski i ka pasur këtyre ditëve. Pas kësaj do të dihet kush do të merr vendim për izolim. Theksojmë se të gjithë kontaktet kanë qenë me respektim të distancës së parashikuar dhe bartjen e maskës. Në lidhje me kontaktet në qeveri, theksojmë se seancat po mbahen me videokonferencë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat