Infektohet me COVID-19 zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska

Maqedonia

Infektohet me COVID-19 zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:03
Bogdanka Kuzeska

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska bëri të ditur se është infektuar me COVID-19. Ajo po ashtu tha se nuk ka simptoma dhe se ndjehet mirë.

“Dëshiroj t’u informoj se sonte rezultova pozitive në testin për coronavirus. Nuk kam simptoma dhe ndjehem mirë, por u testova për siguri duke marrë parasysh aktivitetet e mia profesionale dhe private”, shkroi Kuzeska në ‘Facebook’.

Gjatë kësaj periudhe, shton ajo, secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjëshëm. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që te respektohen masat dhe protokollet.

“jo 99, por 100% duhet të respektohen masat për mbrojtjen e shëndetit. Keni kujdes”, shkroi Kuzeska.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ministri i MPB-së, Oliver Spasovski njoftoi se është infektuar me coronavirus ndërkaq sot, kryeministri Zaev, i cili vjen nga e njëjta parti, rezultoi negativ në testin për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat