LSDM: Epidemiologu Velo Markovski të mos flas me teori konspirative

Maqedonia

LSDM: Epidemiologu Velo Markovski të mos flas me teori konspirative

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:22
Foto Ilustrim

LSDM përmes një kumtese i bënë thirrje epidemiologut Velo Markovski që të mos flas me teori konspiracioni.

Markovski në paraqitjen e fundit televizive tha se mbajtja e maskave në hapësira të hapura nuk është opsion i mirë dhe se pengohet nxjerrja e mikroorganizmave nga trupi jonë. Ai edhe më herët ka deklaruar se mbajtja e maskave është jo e shëndetshme për trupin.

“Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së infektologu Velo Markovski përhap teori konspirative që kanë të bëjnë me coronaviursin, të cilat shkojnë vetëm në dëm të qytetarëve.

Udhëhqësia e OBRM-PDUKM-së me organizimin e tubimeve masive për shpëtim të karriges së Hristijan Mickoskit, në të cilën në mënyrë masovike shkelen masat kundër coronavirusit, e rrezikon shëndetin edhe të përkrahësve të tij”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat