Mickoski kërkon që që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Maqedonia

Mickoski kërkon që që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:20
Hristijan Mickoski

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me coronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna.

“Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik”, ka shkruar në Facebook, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe coronavirusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat