MASH tërheq tekstin shkollor për klasën e pestë nga lënda – Gjuhë maqedonase, përshkak të përmbajtjeve stereotipe dhe diskriminuese

Maqedonia

MASH tërheq tekstin shkollor për klasën e pestë nga lënda – Gjuhë maqedonase, përshkak të përmbajtjeve stereotipe dhe diskriminuese

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:18
foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është përgatitja e një ligji tërësisht të ri për tekstet shkollore me të cilin do të tejkalohen mangësitë në këtë segment në arsim.

Gjithashtu, njoftojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani më ka tërhequr tekstin shkollor nga Gjuha maqedonase për klasën e pestë, përshkak të përmbjatjes jo të përshtatshme dhe diskriminuese.

Në këtë teskt shkollor janë konstatuar tekste diskriminuese, por edhe shembuj të cilat e përforcojnë pabarazinë gjinore. Është caktuar numër i madh i lëshimeve dhe gabimeve si dhe mosrespektimi i normës së gjuhës standarde maqedonase.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me proceset e forta reformuese në arsim si dhe me sigurimin e cilësisë dhe materijaleve bashkëkohore për nxënësit dhe msimdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat