Korniza negociuese, Sofja nuk lëshon pe

Maqedonia

Korniza negociuese, Sofja nuk lëshon pe

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:02
foto ilustrim

Bullgaria nuk do të ndryshoj pozicionin e saj në raport me Maqedoninë, respektivisht kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Ambasadori bullgar në Shkup, Angel Angelov tha se për këtë ka një deklaratë nga Parlamenti dhe një vendim nga Qeveria, që janë të përfshirë në memorandumin sqarues në të cilin, ndër të tjera, kontestohet gjuha dhe kombi maqedonas.

Bullgaria nuk mund të ndryshojë pozitat për shkak se ka deklaratë të miratuar në Kuvend dhe vendim të Qeverisë. Ajo që flitet brenda Bashkimit Evropian është problem i Bashkimin Evropian dhe problemi në Bruksel nuk është problem i yni…Ne tani jemi të përqëndruar ta përfundojmë procesin e Berlinit sa më mirë dhe bashkërisht dhe ti dëshmojmë të gjithë Evropës se bashkërisht mund ta përfundojmë me sukses”- deklaroi Angell Angellov, Ambasador i Bullgarisë në RM.

Ambasadori bullgar nuk kishte qëndrin nëse Sofja do ti vendos veton konferencës së parë ndërministrore nëse deri atëherë komisioni i përbërë nga historian nga dy vendet nuk arrijnë marrëveshjen për çështjet kontestuese.

Ndërkohë ambasadorja e Gjermnisë Anke Holshtajn u shpreh optimiste se seanca ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të mbahet deri në fund të vitit dhe se unioni sipas saj nuk ka plan B për këtë çështje.

Megjithatë, diplomatja gjermane tha se BE-ja nuk duhet të përzihet në dallimet mes një vendi anëtar dhe një shteti kandidat, të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe.

E thash disa herë, se konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë është prioritet i presidencës sonë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që konferencën ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të mbahet. Kemi vendosur kontakt me të gjitha palët e përfshira. Kemi edhe pak kohë dhe është në interesin e të gjithëve që të ndodh ajo konferencë”- pohoi Anke Hollshtajn, Ambasadore e Gjermanisë në RM.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se grupet e punës kanë bërë përparim në takimet e tyre të përditshme për zgjidhjen e dallimeve, por pa dhënë asnjë detaj se çfarë përparimi është bërë.

Unë nuk dua të hyjë tani në detaje për shkak se bisedimet zhvillohen në bazë ditore. Pa prejudikuar epilogun e këtyre dy bisedimeve mund të them se ajo që më jep optimizëm është fakti se të gjithë jemi të vetëdijshëm për investimin që kemi bërë dhe për pasojat e mossuksesit të këtij procesi- tha Bujar Osmani, ministre i Punëve të Jashtme.

Qëndrimet e këtilla u dhanë pas mëngjesit të shtruar nga ministri i jashtëm Bujar Osmani, me Ambasadorët e “3B6”, si pjesë e aktiviteteve, në suaza të bashkë kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat