Kuvend, Komisioni i Shëndetësisë debaton për ndyshimet e ligjit

Maqedonia

Kuvend, Komisioni i Shëndetësisë debaton për ndyshimet e ligjit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:07
Kuvendi i Maqedonisë

Në komisionin parlamentar për shëndetësi ka filluar debati për amendamentet ndaj Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, por përplasja kryesore mes pushtetit dhe opozitës është fokusuar në përgjegjësitë për gjendjen e deritanishme. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kanë fajsuar ministrin Venko Filipçe dhe komisionin për sëmundje ngjitëse për dështim si në menaxhimin e situatës ashtu edhe në parashikimet e dhëna në fillim të pandemisë kur thanë se numri i të prekurve nga KOVID 19 pritet të arrijë deri në 2000, ndërsa sot i afrohet numrit 30 mijë. Kordinatori Nikolla Miceski, akuzoi Filipçen dhe Qeverinë edhe për vonesa në sjelljen e masave të reja për përballim me situatën e krijuar.

Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE

“Vërtetë tema është serioze. Kishim tre ditë të zbrasta kur ligji ishte në Kuvend, pa ndryshimet që i sillni ju dhe mund të thërisnim seancë vetëm për këtë çështje që ta mirtojmë. Është e qartë se dikujt më shumë i konvenonte të del nëpër portale dhe media dhe ta fajsojë opozitën. Tema vërtetë është serioze, andaj edhe bisedojmë gjithë kohës dhe nuk e kam ndërment të argëtohemi me temën që të gjithë qytetarët e presim”.

Ndërkohë, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, në kundërpërgjigjen e tij tha se në kohë pandemie askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta, ndërsa për masat dha se janë rekomandime të BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai fajsoi opozitën se me diskutime maratonike bllokojnë dhe zvarrisin miratimin e masave për mbrojtjen e qytetarëve.

Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë

“Nuk dua të hyj në diskutim që do të na shpie në drejtim tjetër dhe do të na mer kohën. Vlerësoj se koha është shumë e rëndësishme, të koncentrohemi, të diskutojmë për atë që vërtetë duhet, amendamentet, rekomandimet shëndetësore, arsyetimin e tyre mjeksor dhe përsëri në fund të gjithë bashkë ta votojmë ligjin sepse kjo është në mbrojtje të shëndetit publik”.

Deri më tani, në komisionin për shëndetësi është diskutuar për dy amendamentet e dorëzuara nga LSDM me të cilat parashihet mundësia për trajtimin e pacientëve nga korona virus në spitale private, nëse plotësohen kapacitetet publike, si dhe rritja e kompetencave të inspektoriateve që kontrollojnë zbatimin e masave në terren. Ligji për mbrojtjen e popullatës për të cilin janë dorëzuar më shumë amendamente, si nga pushteti ashtu edhe opozita, parashihet pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë, masat restriktive dhe mbrojtëse, siç janë mbajtja e obligueshme e maskave në ambient të hapur, kufizimi i mysafirëve deri në katër persona, grupimit pas orës 22:00 në më së shumti 4 persona në ambiente të hapura, si dhe masa të tjera nga pakoja e parë. Deri më tani Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni i sëmundjeve ngjitëse kanë vlerësuar se nuk ka nevojë për orë policore ose karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat