Grubi takoi ambasadorin Bullgar Angellov: Historia mos ta mban peng të ardhmen

Maqedonia

Grubi takoi ambasadorin Bullgar Angellov: Historia mos ta mban peng të ardhmen

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:24
foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Shkup, z.Angell
Angellov.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Angellov diskutuan rreth marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që janë një vlerë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin. Bashkë konfirmuan se nevojitet një angazhim edhe më i madh në këtë drejtim me qëllim të përafrimit edhe më të madh të dy vendeve tona. Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Angelov ranë dakord se Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë midis Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Republikës së Bullgarisë vendosi baza të shkëlqyera për bashkëpunimin e mëtejshëm në shumë sfera por edhe në përafrimin e dy vendeve në sferën e kulturës dhe dy popujve në përgjithësi.


Në këtë takim gjithashtu u theksua edhe rëndësia e presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor proces ky përmes të cilit po lehtësohet dhe promovohen hapa konkret drejt zhvillimit ekonomik rajonal dhe me këtë rast mundësohet tejkalimi më i lehtë i krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.


Grubi dhe Angellov vlerësuan se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për të luftuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, por vetëdija e lartë e qytetarëve. Në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes, Grubi theksoi vlerat e përbashkëta rajonale dhe vuri fokusin mbi vlerat evropiane duke konstatuar se historia nuk guxon ta mban peng të ardhmen.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika eMaqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë duhet te vazhdojnë me angazhimin e tyre me qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë të zhvillohet në drejtimin pozitiv dhe me një dëshirë për tejkalimin e të gjitha sfidave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat