Carovska: Shkrimi i medieve duhet të bëhet pjesë nga arsimimi mediatik

Maqedonia

Carovska: Shkrimi i medieve duhet të bëhet pjesë nga arsimimi mediatik

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:58
Carovska

E nevojshme është që nxënësit prej moshës së vogël të edukohen për mediet, që të merren me aftësi dhe të kenë mundësi të hyjnë në medie, t’i zhvillojnë aftësitë për shfrytëzimin e tyre dhe të kenë qasje kritike në leximin për të kuptuar informatat. Prandaj, kemi nevojë reale që shkrimi mediatik të bëhet pjesë e arsimit mediatik. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e cila sot mori pjesë në debatin online “Nevoja dhe mundësitë për përfshirjen e shkrimit të medieve në arsimin mediatik në Maqedoninë e Veriut.

“Mbetemi edhe më tej ndaj politikave të qeverisë për mbështetjen e të gjitha iniciativave qytetarët të fitojnë me kuptim të mirë për mediet, mirë t’i lexojnë dhe njohin mirë agjendat e fshehura dhe të fitojnë aftësi të përzgjedhjes së informatave.” E gjithë kjo mundëson që qytetarët të marrin pjesë në mënyrë aktive në debatet publike dhe të ndikojnë në ndryshimet, ndërsa ajo duhet të mësohet përmes procesit arsimor,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se MASH-i dhe qeveria në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në përfshirjen e shkrimit mediatik në disa lëndë në arsimin fillor dhe të mesëm dhe i gjithë ky proces bëhet me disa institucione dhe organizata civile. Në debatin që është i organizuar nga Instituti Maqedonas për Medie dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele morën pjesë edhe drejtoresha e MIM Biljana Petkovska, drejtori i AVMS Zoran Trajcevski dhe këshilltari kombëtar në Zyrën Rajonale të UNESCO-s për Shkencë dhe Kulturë në Evropë Borisllav Vukojeviq. Ngjarja është pjesë e edicionit të dytë të Ditëve të shkrimit mediatik që këtë vit mbahet nga 26 tetori deri më 2 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat