Do të ndahen 54 milionë denarë për punëtorët shëndetësorë

Maqedonia

Do të ndahen 54 milionë denarë për punëtorët shëndetësorë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:25
Foto Ilustrim

Me ribalancin e Buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për shpërblime të të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët janë të kyçur në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19. Mjetet do të dedikohen për të punësuarit në qendrat e Kovidit në Shkup dhe në spitalet nëpër qytetet e tjera të vendit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Këto 54 milionë, siç ceket, janë pjesë e gjithsej 243 milionë denarë të cilët i ndau Qeveria për shëndetësinë. Paratë e tjera do të shpërndahen për furnizim të medikamentit “Remdesivir”, për furnizim të vaksinave, për teste për Kovid-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore.

Propozimi për ribalancin është në procedurë kuvendore dhe pritet të votohet ditët në vijim, me çka do të fillojë të realizohet pakoja e katërt e masave për ndihmë qytetarëve, kompanive dhe mbarë ekonomisë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat