Joveski: Nuk ka kushte për gjykime online

Maqedonia

Joveski: Nuk ka kushte për gjykime online

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:30
Ljubomir Joveski

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, në një intervistë për “TV24” ka thënë se me fillimin e pandemisë, Prokuroria punon me regjim pune të ndryshuar dhe prioritet ju ka dhënë lëndëve që kanë të bëjnë me respektimin e vendimeve të qeverisë dhe mbrojtjes shëndetësore.

Sipas Joveskit, në këtë moment nuk ka baza ligjore që gjykimet të bëhen online. “Për momentin nuk ke baza ligjore për gjykim online. Për vepra penale të profilit të lartë, nuk ka mundësi të gjykohen në atë mënyrë dhe është nevojshme të bëhen ndryshime në Kuvend. Por, unë nuk dua të flas për këtë pjesë”, tha Joveski.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që prokurorit t’i imponohet të kyçet në internet nga shtëpia dhe kryetari i Penales nuk ka mundësi të mbajë rend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat