Shahpaska: 484 fëmijë ndodhen në izolim, gjendja me pandeminë në çerdhe është nën kontroll

Maqedonia

Shahpaska: 484 fëmijë ndodhen në izolim, gjendja me pandeminë në çerdhe është nën kontroll

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:43
Jagoda Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot nga Kumanova tha se gjatë ditës janë paraqitur edhe shtatë raste shtesë me coronavirus tek të punësuarit në çerdhe.

Shahpaska tha se për momentin 484 fëmijë ndodhen në izolim.

“Gjendjen në çerdhe e ndjekim çdo ditë dhe e ndajmë me opinionin, akoma është nën kontroll, sepse le të themi që nga momenti i hapjes së kopshteve kemi 26 fëmijë pozitivë, disa prej tyre tashmë janë larguar nga procesi i izolimit, periudha e izolimit të tyre ka përfunduar sipas udhëzimeve të mjekëve dhe 86 persona të rritur aktualisht na arriti informacioni se shtatë punonjës shtesë janë pozitivë sot”, tha ministrja.

Ajo shtoi se këto të dhëna një herë në javë ndahen me Komisionin për Sëmundje Infektive, për të krijuar politikat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat