OBRM-PDUKM do të protestojë në Shkup, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë

Maqedonia

OBRM-PDUKM do të protestojë në Shkup, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM gjatë ditës së nesërme në ora 19:00 paralajmëroi protesta para objektit të Qeverisë, ndërsa protesta do tëketë edhe në Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë.

Në njoftimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se Qeveria duhet të ndërmerr vendime të nevojshme.

“Qeveria e LSDM-së vazhdon me politikën e papërgjegjshme në raport me ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit dhe kulmin e pandemisë vret, ndërsa Qeveria thotë se është mjegull. Për shkak të paaftësisë së Qeverisë që udhëhiqet nga Zaev, jeta e qytetarëve është vënë në rrezik”, thonë nga kjo parti.

OBRM-PDUKM shton se për shkak të ndotjes së ajrit gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik duhet të lirohen nga puna si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat