Filipçe arsyeton masat e reja: Do të ndihmojnë në frenimin e kovid-19

Maqedonia

Filipçe arsyeton masat e reja: Do të ndihmojnë në frenimin e kovid-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:04
Venko Filipçe

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se e detyrueshme do të bëhet maska në ambiente të hapura. Filipçe përmendi edhe disa nga rastet ku nuk do të jetë e detyrueshme bartja e maskës.

“Gjatë aktiviteteve sportive, në makinë personale, në shtëpitë ku janë anëtarët e të njëjtës familje, persona të cilat kanë nevojë dhe bartja maskës do të ishte e komplikuar për shëndetin e tyre. Do të jetë e detyrueshme vetizolimi për personat që testohen ose presin rezultatin nga testimi”, tha Filipçe.

Ai tha se situata është serioze por beson se këto masa të cilat po i ndërmarrin do të japin rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat