Kuvendi i Maqedonisë merr vendim: Maska mbrojtëse edhe në hapësira të hapura

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë merr vendim: Maska mbrojtëse edhe në hapësira të hapura

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:30
foto ilustrim

Me akuza të ndërsjella se kush është fajtor për gjendjen aktuale me COVID-19 në Maqedoni përfundoi seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sot miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektuese, ndërsa ndryshimet ligjore u votuan me 53 vota ‘për’, 26 të përmbajtur dhe nuk kishte deputetë që votuan kundër.

Sipas votimeve të deputetëve, kjo do të thotë se mbajtja e maskës në hapësira të hapura mbetet obligative, ndërsa vendimi hyn në fuqi kur vendimet e sotme të miratuara do të publikohen në gazetën zyrtare.

Ndryshe, më herët masa për kontrolle në shtëpi, përkatësisht ndalesa për pranimin e mysfariëve u hoq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat