Deputetja Sllavjanka Petrovska infektohet me COVID-19

Maqedonia

Deputetja Sllavjanka Petrovska infektohet me COVID-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:16
Sllavjanka Petrovska

Deputetja aktuale në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-zëvendësministrja plotësuese në e MPB-së në Qeverinë teknike, Sllavjanka Petrovska sonte bëri të ditur se është infektuar me COVID-19.

“Sot pasdite papritmas kisha temperaturë të lartë përderisa isha në Kuvend. Pasdite u testova dhe për fat të keq rezultati është pozitiv. Gjatë ditëve të kaluara kisha lëvizje të kufizuara dhe disa mbledhje me prezencë fizike, ku vazhdimisht kam mbajtur maskë mbrojtëse”, shkroi Petrovska.

Ajo tha se ka respektuar rregullat po duket se ka pasur moment kur masat nuk kanë pasur vëmendjen.

Petrovska ju bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak se spitalet janë të mbushura dhe mjekët janë të stërlodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat