Baush: Në dy themelet kryesore ku bëhet zhvillimi ekonomik, edukim dhe shëndetësi nuk ka pasur investime

Maqedonia

Baush: Në dy themelet kryesore ku bëhet zhvillimi ekonomik, edukim dhe shëndetësi nuk ka pasur investime

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:15
Abil Baush

Ekonomisti Abil Baush tha se ne gjendemi para një krize e cila e prek çdo pore të shoqërisë sonë.

Ai tha se është pikërisht qeveria dhe institucionet e saj ata që do të duhet të ndihmojnë vendin nga kriza.

“Tek ne, ne nuk e pranuam realitetin ekonomikë. Ne kemi sektorin primar dhe sekondar të zhvilluar ndërsa në sektorin terciar në nuk jemi askund. 20 vite ne kemi qenë si shtet kemi investuar në vend që na kanë ndodhur ad hoc”, ka deklaruar Baush.

Ai tha se bizneset shumë shpejtë i perceptojnë ndryshimet ekonomike.

Sa i përket pakove ekonomike të qeverisë për të ndihmuar kompanive tha se vendi nuk i prodhon produktet bazë për jetesë.

“Pakot janë korrekte të cilët i dha ministria e financave. Sikur, perceptim i im është nëse bazohen nga gjykimi unë shoh nga një farë lloj orkestri jo i koordinuar në qeveri”, tha Baush.

Sa i përket mësimit online, Baush tha se mësimdhënësit e kanë ditur se është shumë rrezik të mësohet mësimi me prezencë fizike ngase shkollat janë të stërngarkuara me nxënës.

“Në dy themelet kryesore ku bëhet rritja dhe zhvillim i ekonomik në edukim dhe në shëndetësisë nuk kemi pasur investime të mirëfillta. Edhe në aspekt fizik të krijohen kushte fizike edhe në potencial njerëzor. E njëjta ndodh edhe në arsim. Është tepër rëndë t’i ndash klasat dhe të angazhosh kuadër sepse kjo kushton”, tha Baush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat