Pendarovski: Situata është jashtëzakonisht serioze, ju lutem respektoni masat

Maqedonia

Pendarovski: Situata është jashtëzakonisht serioze, ju lutem respektoni masat

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:43
Stevo Pendarovski

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se në takim ministri i Shëndetësisë i ka informuar ata për gjendjen me KOVID-19.

“Për shkak valës se vjeshtës sistemi shëndetësore po riorganizohen dhe po bëhen përpjekje që të testohen sa më shumë persona dhe të trajtohen të gjithë ata që kanë nevojë. Për fat të keq jemi të vetëdijshëm se situata nuk po përmirësohet dhe kemi numër të madh të të prekurve. Edhe numri i atyre që kanë vdekur është në rritje”, ka thënë Pendarovski.

Në lidhje me masat që zbatohen, është e qartë, tha ai,  se nuk ekzistojnë masa që janë rekomanduar nga OBSH e që nuk janë rekomanduar edhe tek ne.

“Dallimi është në niveli e zbatimit të tyre nga qytetarët dhe nga institucionet. Në këtë rast dëshirojë të theksojë se as në Qeveri as në Ministri nuk është mbledhur i tërë mendimi i ndriçuar, kështu çdo këshilli me qëllim të mirë është i mirëseardhur”, tha Pendarovski, duke shtuar se në Qeveri ekziston dhe duhet të ekziston të gjithë idetë e mira të pranohen.
Sipas tij nuk duhet askush të shfrytëzoj situatën të përfitoj pikë politike.

“Situata është jashtëzakonisht serioze, duke e pasur parasysh se vjen edhe sezoni e gripit, me qëllim që të mbijetojmë, si asnjëherë më parë janë të nevojshme përgjegjësi, solidaritet dhe përkujdesje”, tha Pendarovski.

Ai apeloi deri tek qytetarët se pa vaksinë dhe ilaç, duhet të respektohen protokollet mbrojtëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat