Tarracat e kafeneve në Maqedoni mund të vazhdojnë me punë, deri në miratimin e protokolleve të reja

Maqedonia

Tarracat e kafeneve në Maqedoni mund të vazhdojnë me punë, deri në miratimin e protokolleve të reja

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, sot deklaroi se tarracat në kafene, të cilat për shkak të temperaturave të ulëta janë mbyllur, do të vazhdojnë me punës sikur deri tani, nëse nuk miratohen protokolle të reja nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut si institucion kryen kontrolle në zbatimin dhe respektimin e protokolleve. Me protokollet e deritanishme të sjella nga Komisioni për Sëmundje Infektive, tarracave ju lejohet të kryejnë veprimtari hotelierike”.

“Ajo që sigurisht ju intereson është se si do të veprohet tani që këto hapësira janë të mbyllura. Derisa nuk miratohen protokolle të reja, do të veprohet sipas të vjetrave. Tani ju lejohet tarracave të punojnë”, tha Paunovski, i pyetur nëse me masat e reja do t’u ndalohet ulja në tarracat e kafeneve.

Ndryshe, sipas vendimit të fundit të Komisionit, kafeneve ju lejohet të pranojnë mysafirë në tarraca, nëse janë të hapura nga tre anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat