Javën e ardhshme në Maqedoni do të ketë teste të shpejta për COVID-19, çmimi 1000 denarë

Maqedonia

Javën e ardhshme në Maqedoni do të ketë teste të shpejta për COVID-19, çmimi 1000 denarë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:48
Foto Ilustrim

Qendra Shëndetësore Shkup është organizata e parë shëndetësore që do të fillojë me përpunimin e testeve të shpejta. Këto janë teste cilësore nga kompania Abbott që japin 99.6 për qind saktësi të rezultatit, kumtoi dje Viktor Isijanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Sipas tij, duke filluar nga java tjetër, nga e hëna, qytetarët do të mund të caktojnë termin dhe të bëjnë teste të shpejta përmes numrit të dhënë të telefonit në media.

“Si teste, procedura zgjat 15 deri në 20 minuta dhe do të zgjasë rreth gjysmë ore në fillim, por pasi ekipet do të adaptohen, atë periudhë kohore do të përpiqemi ta zvogëlojmë në 20 minuta”, tha Isijanovski në Tema e ditës në Sitel.

Lidhur me procedurën për shtupat me këto teste, ai shpjegoi se shtupa merret në mënyrë nazofaringeale, pastaj vendoset në një epruvetë në të cilin ka lëng, duhen 15 deri në 20 minuta, hidhet në një pllakë, ku rezultati merret menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat