OBRM-PDUKM: Maqedonia me Zaevin dhe Filipçen shkon drejt skenarit të Lombardisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia me Zaevin dhe Filipçen shkon drejt skenarit të Lombardisë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen shkon drejt skendarit të Lombadrisë.

“Në ditën e fundit janë regjistruar 862 të infektuar të rinj dhe 14 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në rreth 8500. Pohimet se janë të përgatitur për valën e vjeshtës, ndërsa janë mbushur kapacitetet spitalore, thuajse gjithë sistemi shëndetësor është në kaos, për shkak të keqmenaxhimit me gjendjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se me numra të tillë Maqedonia është vazhdimisht në statistikat e zeza, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk ndjejnë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat