Në Saraj sanksionohen 211 automjete

Maqedonia

Në Saraj sanksionohen 211 automjete

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:49
Ilustrim

Gjithsej 211 masa prej të cilave 26 për ngasje pa patent shoferë, 31 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, si dhe 31 sanksione për mosmbajtje të maskës, ka shqiptuar dje Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Komunës së Sarajit.
Siç bëri të ditur MPB, kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik”, bën apel MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat