VMRO organizoi protesta kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

VMRO organizoi protesta kundër ndotjes së ajrit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

VMRO-DPMNE-ja opozitare mbrëmë në Shkup, në Strumicë, në Manastir, në Tetovë dhe në Kumanovë ka mbajtur protesta kundër siç theksojnë nga partia “politikës së papërgjegjshme lidhur me çështjen më të hidhur – ajrin e ndotur”.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se ndotja e ajrit është në kulmin e pandemisë vret, ndërsa pushteti thotë se kjo është vetëm mjegull. VMRO-DPMNE bën apel për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë e Kovid-19, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të lirohen nga puna, edhe në sektorin privat edhe në atë shtetëror.

VMRO-DPMNE mbrëmë vendosi vazo me ajër të pastër në majë të Vodnos, para Qeverisë, sepse siç theksojnë nga partia, ajri që e thithim është gjithçka por vetëm nuk është i pastër dhe po bëhet privilegj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat