Drejtori Festim Halili vjen me një super lajm

Maqedonia

Drejtori Festim Halili vjen me një super lajm

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:04
Festim Halili

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili informon për aprovimin e tre projekteve kruciale për infrastrukturën hekurudhore që pritet të realizohen përmes fondeve evropiane IPA3.

Vërtetë nuk kemi tren  të shpejtë si në Japoni , por aplikimet për projekte i procesojmë shpejtë 

 Super lajm, aprovohen nga fondet evropiane IPA3, financimi i 3 aplikimeve kruciale për infrastrukturën hekurudhore në vendin tonë:

 Studimi fizibil dhe projekti ideor i rekonstruimit të hekurudhës nga Shkupi deri në Kërçovë, me vlerë 3m euro.

 Studimi i zgjërimit të kapaciteteve të kalimeve hekurudhore kufitare në: Tabanovcë, Bogorodicë, Kremenicë dhe Bllacë, me vlerë 2m euro.

 Studimi për sanimin i urave dhe strukturave përgjatë korridorit 10, me vlerë 1.5m euro.

Dhe jo vetëm kaq, presim përgjigje dhe për 9 aplikime të tjera, për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në Maqedoninë e Veriut., ka shkruar Halili në rrjetin social facebook.

 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat