Maqedoni, shënon rënie importimi i veturave të përdorura

Maqedonia

Maqedoni, shënon rënie importimi i veturave të përdorura

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:23

Sipas të dhënave më të fundit nga Administrata Doganore, importi i automjeteve të përdorura në vend në nëntë muajt e parë është ulur ndjeshëm.

Nëse vitin e kaluar në këtë periudhë janë importuar mbi 26.000 mijë automjete të përdorur, në periudhën e këtij viti janë importuar rreth 11.000 automjete, që është rënie për 42 përqind.

“Rënia e importeve të automjeteve të përdorura është kryesisht për shkak të futjes së mekanizmave në taksën e re të automjeteve, e cila ka për qëllim parandalimin dhe demotivimin e qytetarëve për të blerë automjete të përdorura me emisione të larta të CO2, gjë që tashmë tregohet në praktikë. Kjo do të thotë më pak hyrje dhe përdorim të automjeteve që kanë ndotur në mënyrë drastike ajrin në vend”, thonë nga Administrata Doganore.

Importet e automjeteve të reja ka ranë për 18%. Gjegjësisht, vitin e kaluar në 9 muajt e parë janë importuar mbi 6.300 automjete të reja, ndërsa këtë vit janë importuar rreth 3.800 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat