Problemi me Bullgarinë, javën e ardhshme takohen ministrat e jashtëm

Maqedonia

Problemi me Bullgarinë, javën e ardhshme takohen ministrat e jashtëm

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:52
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani javën e ardhshme do të ketë takim bilateral me ministren e  Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në Sofje. Osmani nuk deshi të zbuloj më shumë detaje rreth takimit, por vetëm tha se ky takim duhet të ndodh për shkak se po afrohen ditët kur duhet të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare. Ai më tej njoftoi se komisioni i përzier i historianëve ka arritur hapa konkret dhe takimi i tyre do të vazhdoj gjatë ditës.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Grupet punuese vazhdojnë të punojnë. Presim që sot të vazhdojnë të punojnë. Mendoj se kanë bërë hapa konkret, por vërtetë do të ishte e dëmshme që të mos shfrytëzohej kjo dinamikë që është e imponuar edhe në raportet në mes neve politikanëve por edhe e komisioneve nga të cilët presim të takohen dhe të gjejnë zgjidhje”.

Në takimin me Osmanin, euro-ambasadori Dejvid Gir deklaroi se me rëndësi është që diskutimi të vazhdoj, të mbahet konferenca ndërkombëtare dhe të nis procesi integrues.

Dejvid Gir, euroambasador

“Ajo që është me rëndësi ta them është se duhet të vazhdoj diskutimi. Tani duhet të arrihet Marrëveshje për kornizën nogociuese, si një pikë referuese në bisedimet për antarsim në BE dhe pastaj do të mund të kemi konferencë ndërkombëtare që ta fillojmë vetë procesin. Shpresojmë se ajo do të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Edhe ky takim është në vazhdën e takimeve në kuadër të shënimit të aktiviteteve në suaza të Procesit të Berlinit.

Para dy dite Osmani pati takim me ambasadorët e vendeve të rajonit dhe me ambasadoren e Gjermanisë, vend që kryeson me procesin integrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat