RMV, Prej të hënës qytetarët do të munden të paguajnë borxhin e mbetur për ujin me këste pa interes

Maqedonia

RMV, Prej të hënës qytetarët do të munden të paguajnë borxhin e mbetur për ujin me këste pa interes

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:03
Ilustrim

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup njoftoi se prej 2 nëntorit deri më 15 dhjetor të këtij viti, qytetarët do të munden të paguajnë faturat e papaguara të ujit me këste pa interes.

“NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” me qëllim të plotësimit të nevojave të konsumatorëve dhe pas aksionit të suksesshëm në korrik, solli vendim për realizimin edhe të një aksionit për pagesën e borxhit të mbetur pa interes”, njoftojnë nga Ndërmarrja.

Ndërmarrja sqaroi se këtë të drejtë kanë mundësi ta shfrytëzojnë si personat fizik ashtu edhe ata juridik.

“Çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14 pasdite, qytetarët mund të drejtohen në Sektorin për pagesa, për pagimin e borxheve deri në 24 këste mujore, varësisht nga shuma e borxhit”, sqarojnë nga Ndërmarrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat